Buletin

Buletini i FSFE-së - shtator 2016

më  

Fjalë nga redaktorët tuaj

Faleminderit për ndihmesën për ta bërë Kuvendin e FSFE-së javën e kaluar një sukses shumë të madh! Qemë të ngazëllyer se do të shihnim kaq shumë fytyra familjare dhe presim me padurim të takohemi sërish me ju. Sigurisht që Kuvendi i FSFE-së s’qe gjëja e vetme muajin e shkuar. Në këtë buletin mund të lexoni mbi veprimtari të tjera të bashkësisë sonë. Në buletinin e tetorit do të japim një pasqyrë më të gjerë mbi zhvillimet e Kuvendit. Na prisni!

The FSFE's 15 years

Këtë vit kremtojmë 15-vjetorin tonë dhe kulmimi i kremtimit zyrtar ndodhi gjatë Kuvendit të FSFE-së, nga 1-4 shtator. Por ky kremtim do të duhej të vazhdonte gjatë gjithë vitit: le t’i përdorim javët dhe muajt e ardhshëm për të nxjerrë në pah 15 vjet të ekzistencës tonë, dhe ta përdorim këtë mundësi për të përhapur fjalën për software-in e lirë dhe punën tonë. Le të nxjerrim në pah arritjet më të mëdha, le të kujtojmë histori personale dhe t’i ndajmë ato me të tjerë përmes postimesh blogu, mediash shoqërore, listash postimi, bisedash, dhe në rrugë të tjera.

Që të merrni pak frymëzim se si mund të kontribuoni, jeni të mirëpritur të vizitoni faqen tonë wiki, te e cila do të gjeni shembuj dhe ndihmë se si të kontribuoni. Një pjesë e punës që kemi bërë gjatë 15 vjetëve të shkuar është e pranishme te rrjedha kohore e ripunuar e FSFE-së.

Një nga arritjet e fundit ka qenë krijimi nga ne i videos së FSFE-së për kremtimin e ditëlindjes sonë. Kjo video ka titra në jo më pak se 12 gjuhë, falë përkthyesve tanë vullnetarë të mahnitshëm. Hidhini një sy edhe ngjitësit tonë të ri të 15-vjetorit, që mund ta porositni nga ne për të na ndihmuar të përhapim fjalën, dhe jo vetëm për vete.

Nga bashkësia

Ç’kemi bërë tjetër?

Hidhuni në veprim!

Për pesëmbëdhjetëvjetorin tonë (siç e shihni, këtë muaj po merremi shumë me këtë), po organizojmë fushatën "Njihuni me heroin tuaj vendor të Software-it të Lirë". Ideja është të lidhen anëtarët e bashkësive tona vendore me shtypin vendor atje ku banojnë. Heronjtë tanë vendorë shpjegojnë se si i prek njerëzit Software-i i Lirë në zonën e tyre, të mirat e tij për arsimin, sistemin shëndetësor, ekonominë vendore dhe jetën e përditshme të shtetasve. Nëse jeni një gazetar, blogtar, vlogtar, podcaster, ose çfarëdo tjetër që mund të na ndihmojë të lidhemi me një degë të medias, ju lutemi, lidhuni me ne dhe do t’ju tregojmë se cilët janë heronjtë vendorë për ju dhe si të lidheni me ta.

Lajme të tjera nga Software-i i Lirë

Policia lituaneze migroi mbi 8000 kompjuter nga Microsoft Office në LibreOffice. Qeveria holandeze në planin e vet Digital Agenda për 2016-2017 po sheh mundësinë për t’i bërë Standardet e Hapura të detyrueshëm për administratat publike, me synimin që bizneseve dhe shtetasve t’u jepen rrugë më të lehta për te shërbimet e-qeveri. Qyteti i Valencias (Spanjë) po ripërdor Epoptes, një software për administrim laboratorësh PC në shkolla, i krijuar si software i lirë që nga 2008 në Greqi. Software-i është përmirësuar nga anëtarë të degës TI të bashkisë së qytetit, të cilët e japin kodin e tyre publikisht.

FSFE-ja në Shtyp

Me rastin e 15-vjetori të saj, FSFE-ja është trajtuar në shtyp lidhur me një numër temash. Ja disa nga këta artikuj, për lexim të mëtejshëm:

Falënderojmë krejt vullnetarët, anëtarët shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Polina Malaja, Erik Albers, Olga Gkotsopoulou dhe Jonas Öberg, FSFE