Buletin

Buletini i FSFE-së - korrik 2016

më  

EIF v. 3: Me kushte të dëmshme licencimi, BE-ja pengon synimet e veta për të promovuar ndërveprueshmëri më të mirë

FSFE-ja i ofroi Komisionit Europian mendimet e veta lidhur me rishikimin që po i bëhet Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë (EIF). EIF synon të promovojë ndërveprueshmëri të zgjeruar në sektorin publik të BE-së, dhe gjendet përgjatë rishikimit të tretë që nga 2004. Edhe pse në versionin projekt i jepet përparësi Standardeve të Hapura në ofrimin e shërbimeve publike, në të promovohen kushte të dëmshme licencimi FRAND (të ashtuquajturat "fair, reasonable and non-discriminatory") për standardet. Në praktikë, këto janë tejet anti-konkurrencë dhe të papërshtatshme jo vetëm për Software-in e Lirë por për krejt sektorin software në përgjithësi. Veç kësaj, projekti shpërfill gjithashtu edhe marrëdhënien e provuar mes ndërveprueshmërisë dhe Software-it të Lirë: mjaft kuadro ligjore kombëtare kërkojnë shprehimisht që shërbimet e tyre kombëtare të jenë të bazuara në Software të Lirë. Ne i kërkuam Komisioni Europian që t’i shohë këto dhe të tjera mangësi dhe të sigurojë ndërveprueshmëri në një rrugë të efektshme

Kuvendi i FSFE-së - Hapen regjistrimet dhe si të merret pjesë

Më 2 deri më 4 shtator do të mbahet kuvendi i parë i FSFE-së. Kjo është veprimtaria kryesore për të mbledhur tok anëtarë dhe përkrahës të FSFE-së nga krejt Europa. Këto javët e fundit, ekipi ynë i mrekullueshëm për kuvendin e FSFE-së harxhoi kohë, pauza kafeje dhe kohë ëndrrash për t’ju ofruar një veprimtari e cila ia vlen të ndiqet dhe do të jetë kremtimi zyrtar i përvjetorit të pesëmbëdhjetë të FSFE-së. Veprimtaria do të jetë mbarë-europiane, e organizuar për bashkësinë, do të përfshijë të vjetër dhe të sapoardhur, dhe do të mbahet në zemër të Berlinit. Çdo ditë do të ketë një temë të re, të cilat ngrihen përreth bisedash mbi teknologjinë, lirinë dhe shoqërinë. Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, veprimtari shoqërore në mbrëmje, që ju japin rastin të takoheni me të tjerë, të ndani me ta ide dhe të planifikoni veprimtari të reja.

Tashmë, regjistrimi për kuvendin e parë të FSFE-së është zyrtarisht i hapur. Për më tepër, në po atë faqe do të gjeni krejt të dhënat e dobishme rreth pyetjesh që mund të keni lidhur me pjesëmarrjen. Më mirë të shpejtoheni, se biletat dikur do të mbarohen!

Ju lutemi, kini parasysh që ekipi ynë për kuvendin është ende duke punuar fort për t’i dhënë formë një programi frymëzues dhe të baraspeshuar, i cili përfundimisht do të njoftohet në javët e ardhshme.

Nga bashkësia

Ç’kemi bërë tjetër?

Hidhuni në veprim!

Siguroni biletën tuaj për të parin kuvend të FSFE-së, 2-4 shtator!

Veç kësaj, na ndihmoni të përhapim lajmin te listat tuaja të postimeve, blogun tuaj, kanalet tuaj të mediave shoqërore ose duke ua dhënë lajmin fqinjëve tuaj.

Lajme të Mira Nga Software-i i Lirë

Shoqata April na njofton për përparimet në fushatën e tyre lidhur me projektligjin mbi Republikën Dixhitale Frënge, ku parlamenti frëng i ka dhënë përparësi Software-it të Lirë. Edhe pse kuadri i përgjithshëm ligjor në Francë po ndërmerr vetëm hapa bebeje për promovimin e Software-it të Lirë, deri në fund të 2018-s, thuajse 70% e krejt kompjuterave publikë në qytetin frëng të Fontenit do të xhirojnë nën Linux. Nga ana tjetër, Bullgaria është shndërruar në shembullin frymëzues për sa u përket politikave të Software-it të Lirë, përmes votimit të ligjit që kërkon që krejt software-i shkruar për qeverinë të jetë Software i Lirë dhe të zhvillohet si i tillë në një depo publike. Andaluzia nuk mbetet pas në këtë prirje dhe ka njoftuar se do të vazhdojë financimi i dy projekteve kyçe Software i Lirë të rajonit, GECOS dhe Guadalinux. Universitete në Europë po krijojnë kurse për studentë që të ndihmojnë kompani në zgjedhje dhe përdorim shërbimesh re të ndërtuara me Software të Lirë.

Faleminderit krejt vullnetarëve , Anëtarëve Shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Cellini, Polina dhe Erik, FSFE