Buletin

Buletini i FSFE-së - shkurt 2016

më  

FSFE-ja bëhet 15 vjeç

Te 2016, Free Software Foundation Europe sheh përpara një vit ngazëllues. Ky është viti i kremtimit të ditëlindjes sonë të 15-të dhe do të na japë një mundësi të reflektojmë mbi të shkuarën, për të parë dhe t’ju treguar se si përkrahja juaj na pruri deri këtu. Por ndërkohë shohim edhe përpara, për t’ua dalë sfidave që na presin.

Që prej 2001-shit, shumëçka ka evoluar për mirë, përfshi ndryshime që as na kishin shkuar në mendje, pasi një ekip i vogël vullnetarësh prej vendesh të ndryshme vendosën të bëhen tok, tek Villa Vogelsang në Esen, Gjermani, dhe të themelojnë Free Software Foundation Europe. Që prej ahere, ky ekip fillestar veprimtarësh, dhe vetë këta, u rritën tok, si miq, FSFE-së iu akordua medalja Theodor Heuss Medal për punën tonë për liri në shoqërinë e informacionit, ne u shndërruam në një zë me ndikim në shkallë vendore dhe europiane, tani kemi presidentin tonë të tretë dhe jemi bërë një organizëm me shtrirje europiane, me një staf të përhershëm. Krejt kjo s’do të kish qenë e mundur pa ndihmën tuaj, anëtarët tanë shok. Këshillat tuaja, përkrahja juaj, kontributi juaj financiar, veprimtaritë tuaja vendore, marketingu juaj viral, projektet tuaja për fushata dhe krejt koha që na keni përkushtuar janë të paçmuara, dhe ajo çka na bëri të fuqishëm. Jemi të prekur dhe të lumtur që më 2016-n, Free Software Foundation Europe mbështetet në mijëra shpatulla. Kjo është arsyeja pse këtë vit ua kushtojmë juve, anëtarëve tanë shok, bashkësisë sonë.

Gjatë vitit, si kremtim të 15 vjetëve të ekzistencës sonë, do t’i kthehemi kësaj teme me disa veprimtari dhe rrëfime, si një falënderim për ju. Le t'ia fillojmë me kremtimin e ditës E dua Software-in e Lirë më 14 shkurt, sa më shumëngjyrësh që të mundet. Ejani me ne për të përhapur dashurinë për Software-in e Lirë dhe zhvilluesit e tyre. Dhe mos harroni të rezervoni datat 2 dhe 4 shtator si veprimtaritë kryesore gjatë 2016-s. Kjo është fundjava kur do të organizojmë takimin e parë më të lartë të FSFE-së - për ju dhe nga ju. Më tepër të dhëna më vonë.

Dita e Lirisë së Dokumenteve i kalohet fondacionit Digital Freedom Foundation

Fushata jonë Dita Lirinë e Dokumenteve ka gjysmën e moshës së FSFE-së, kremtuar për herë të parë më 2008-n si kundërvënie ndaj adoptimit të standardit OOXML të Microsoft-it - dhe shndërruar mandej në një kremtim të përvitshëm të Standardeve të Hapura. Gjatë viteve kemi parë qindra veprimtari anembanë globit, kemi parë grafika mbresëlënëse, karikatura dhe video frymëzuese dhe kemi parë parti politike, kompani dhe organizma jofitimprurës ta përdorin Ditën e Lirisë së Dokumenteve për t’i bërë botës të ditur fuqinë dhe lirinë e ndërveprueshmërisë.

Megjithëkëtë, më 2016-n, FSFE-ja ia kalon fushatën Dita e Lirisë së Dokumenteve fondacionit Digital Freedom Foundation, organizmi i njohur mbi të gjitha për organizimin e Ditës së Lirisë Software-it. Në këtë mënyrë, FSFE-ja sheh mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të Ditës së Lirisë së Dokumenteve si dita ndërkombëtare e Standardeve të Hapura dhe të decentralizimit të mëtejshëm të konceptit të fushatës. Këtë vit, Dita e Lirisë së Dokumentit do të zhvillohet më 30 mars, 2016.

Eurodeputetët votojnë për më tepër Software të lirë në sektorin publik

Më 19 Janar, Parlamenti Europian pranoi në seancë plenare raportin, nismë e tyre, "Drejt Një Tregu Unik Dixhital" përgatitur në bashkëpunim nga Kaja Kallas (ALDE) e Komitetit të Industrisë, Kërkimeve dhe Energjisë (ITRE) dhe Evelyne Gebhardt (S&D) nga Komiteti i Tregut të Brendshëm dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Ekipi i FSFE-së për politikat i pat shtuar ndryshime skicës së raportit dhe është i kënaqur të konstatojë se versioni final i miratuar në seancë plenare përfshin disa nga pohimet pozitive që lidhen me me Software-in e Lirë.

Në mënyrë të veçantë, raporti i kërkon Komisionit Europian dhe Këshillit të BE-së të shtojë përdorimin e Software-it të Lirë dhe ripërdorimin e tij në administrata publike, si një zgjidhje për rritjen e ndërveprueshmërisë. Raporti promovon gjithashtu përparësitë e Software-it të Lirë, kur vjen puna te siguria, dhe i bën thirrje BE-së t’i përkushtohet shtimit të përdorimit të Software-it të Lirë në institutet arsimore dhe administratat publike. Shpresojmë që Komisioni Europian do të ndjekë shembullin e parlamentit dhe do të vërë në jetë rekomandimet për shtimin e përdorimit të Software-it Publik në sektorin publik.

Nga bashkësia

Ç’kemi bërë tjetër?

Hidhuni Në Veprim

Lajme të mira Software-i të Lirë

Nga parlamenti i Francës u pranua një shtesë për ligjin e ardhshëm të saj për Republikën Dixhitale që e detyron administratën publike të bëjë publik kodin burim të zgjidhjeve të posaçme software. Grenobli, i përkushtohet Software-it të Lirë për të cilin thuhet se ndihmon në shtimin e pjesëmarrjes së qytetarëve, shkurtimin e kostove, dhe lehtësimin e shkëmbimit të dijes. Dhe meqë jemi te licencat, familja e licencave të Software-it të Lirë u shtua me tri licenca të reja të hartuara nga qeveria e provincës kanadeze të Kebekut. Kjo do të duhej të nxiste administratën publike të provincës për të ndarë me të tjerët zgjidhjet e veta TIK.

Faleminderit për krejt vullnetarët , anëtarët shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj, Polina Malaja dhe Erik Albers FSFE